NGA SHQIPERIA / E Mërkurë 5 Dhjetor 2018, 19:07

5 muajshe shtatzënë, Almeda Abazi totalisht e transformuar nga shtatzënia


Missi dhe moderatorja shqiptare Almeda Abazi para disa javësh dha lajmin e gëzueshëm që është shtatzënë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman po presin fëmijën e tyre të parë dhe e kanë ndarë me publikun lajmin e bukur. Më në fund Almeda i është rikthyer fotove e videove dhe ka postuar në Instastory disa të tilla, teksa mban në kokë një kapele të bardhë.

Missi shqiptar duket që ka marrë nurin e shtatzënisë dhe shfaqet shumë e lumtur teksa buzëqesh.