NGA SHQIPERIA / E Mërkurë 5 Dhjetor 2018, 23:11

Flori Mumajesi përfundoi me serum para 'Këngës Magjike', por bëri këtë dedikim emocionues: Të dua


Flori Mumajesi me këngën e tij “Plas” arriti që të fitonte zemrat e fansave, ndërsa do të performojë në natën e dytë të gjysmëfinales, nesër më 6 dhjetor. Mirëpo dita e sotme ishte pak e vështirë për këngëtarin pasi publikoi një video ku tregoi se po merr serum.

“Kush na ka mallkuar?”, shprehet këngëtari ndërsa më pas qeshi. Në mbishkrimin e videos të publikuar në InstaStory, Flori shkroi: “Gjithsesi do t’ia dal deri nesër”.

E siç duket Flori e ka kaluar këtë moment të vështirë sepse mbrëmjen e sotme është parë në shkallët e “Pallatit të Kongreseve”. Është Aurela Gaçe ajo që ka publikuar fotot ku shihet Flori pranë saj, mikut të tij Klajdi Haruni dhe këngëtares së njohur Rovena Dilo.

 

Jo vetëm që mori pjesë në këtë mbrëmje të parë, por Flori shfrytëzoi një moment kur e kapi kamera gjatë një performance të një këngëtareje të re dhe i bëri një dedikim emocionues mamasë së tij, pasi kishte të shkruar në telefon “Të Dua Mam” dhe e afronte më shumë me kamerën.