NGA SHQIPERIA / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 12:12

Fjalët e para të Ajkës, Xhensila Myrtezaj zbulon videon e veçantë


Në korrik të këtij viti, këngëtarja e njohur Xhenisla Myrtezaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vogëlushe, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë, Ajka.

Pas lindjes Besi dhe Xhensila kanë vendosur që imazhin e vajzës së tyre ta mbajnë larg vëmendjes së publikut dhe kohët e fundit thuajse nuk publikojnë asnjë detaj nga rritja e saj.

Megjithatë mbrëmjen e kaluar Xhensila ka publikuar një video ku dëgjohen bëlbëzimet e para të Ajkës.

Teksa këngëtarja po ndiqte natën e parë të festivalit “Kënga Magjike”, ajo postoi disa video në ‘Instastory’ ku shprehte mbështetjen për konkurrentët. Në videon ku shfaqet Kejsi Tola, dëgjohet zëri i vogëlushes. Ajo i ndërpret videon së ëmës duke belbëzuar për t’i tërhequr vëmendjen.