NGA BOTA / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 12:12

U bë nënë pak muaj më parë, Cardi B zbulon foton e parë të së bijës


Disa muaj më parë këngëtarja e shumë hiteve, Cardi B u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë të quajtur Kulture. Nga moment që u bë nënë reperes i janë ofruar shifra marramendëse nga mediat për t’ju dhënë foton ekskluzive, por Cardi ka treguar se imazhin e së bijës nuk e shet për asgjë në botë.

Megjithatë ditën e djeshme, ajo ka zgjedhur që në ‘Instagramin’ e saj të bëjë ‘namin’. Si fillim bëri deklaratën e papritur për ndarjen nga bashkëshorti dhe më pas ka publikuar foton e parë të Kulture.

Vogëlushja shfaqet mjaft e ëmbël dhe dukset sikur ky ka qenë momenti perfekt që e ëma ta prezantonte në publik./revistawho.com