NGA SHQIPERIA / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 13:01

Hekur kokës, trupin në det... Dalin pamjet e takimit mes shqiptarit dhe vajzës greke


Vra sja e 21 vjeçares Eleni Topaloudi ka vijuar edhe sot të trajtohet nga media fqinje, teksa njëra prej tyre ka publikuar momentet kur shqiptari 19 vjeçar Aleksandër Luca, ka takuar të ndjerën.

Në shtëpinë e 21 vjeçares ka shkuar shqiptari dhe më pas të dy janë takuar dhe me 21 vjeçarin grek Manoli Koukouras. Foton e marrë nga video e kamerave të sigurisë e ka postuar “Protothema”.

Në dëshminë e zbardhur të shqiptarit para hetuesve, ai u shpreh se ka shkuar të marrë Elenin dhe se ajo i ka thënë të sillja një “shokun tim”.

“Isha bashkë me Elenin një ditë më parë, por edhe të nesërmen e kishim lënë të takoheshim. Eleni më kërkoi që të takoheshim dhe të sillja një shokun tim, dhe shkuam në shtëpinë e tij. Shoku im i kërkoi Elenit që të bënte diçka dhe ajo refuzoi. Miku im u tensionua dhe e ra me hekur në kokë. Eleni po na lutej që ta dërgonim në spital, por shoku im më nxiti që të mos shkonim.  ‘Shkojmë t’i japim fund, shkojmë ta hedhim në shkëmbinj, ku të gjejmë vend’, më tha“, deklaroi Aleksandër Luca para hetuesve grekë.

Momenti kur shqiptari merr nga shtepia e saj vajzen

Po sipas të riut, pasi e reja ka refuzuar të kryejë marrëdhënie, 21 vjeçari grek e ka god itur me shufër hekuri në kokë… e më pas e reja është hedhur në det, e lënë për të humbur jeten. Mbetet ende e paqartë se kush e goditi të renë pasi djemtë akuzojnë ende njëri- tjetrin si shkaktarë të ksaj ngjarje./Express