NGA SHQIPERIA / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 13:01

Seldi në shoqërinë e modeles shqiptare, reagon Mimoza Shkodra


Ndarja e Mimozës dhe Seldit ka qenë ndër më të komentuarat në media dhe ndonëse i dhanë fund lidhjes, dy këngëtarët vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi Seldi është parë shpesh në shoqërinë e Keisi Medinit dhe dje modelja postoi një video me Seldin gjatë një eventi.

Dyshja do bashkëpunojnë për një këngë të re, por para tyre ka publikuar këngën e saj Mimoza.

"Sot do pi" quhet kënga e re e Mimozës, teksti i të cilës sërish përflitet se i dedikohet ndarjes nga Seldi.

"Sot do pi se për ty s'është tu ma ni", këndon Mimoza.

Kujtojmë që edhe kënga tjetër e re e saj, "Mu ma le fajin" u tha se iu dedikua Seldit, por Mimoza i hodhi poshtë thashethemet./xing.al