NGA SHQIPERIA / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 13:01

Vetëm dy muaj pas lindjes, Ajola Xoxa publikon foton e parë të Kajan


Kanë kaluar dy muaj që kur Ajola Xoxa solli në jetë djalin, Kajan. Mami Ajola ka publikuar ditën e sotme foton e parë të ëmbël të vogëlushit.

Xoxa ka publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku ajo shihet teksa mban në kraharor djalin e saj të vogël, i cili ka mbështetur kokën te mami.

“Dy muaj me këtë qiell të vogël”, shkruan bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Më 6 tetor Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, u bënë prindër për herë të parë.