NGA SHQIPERIA / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 13:01

Konkurencë nderkombtare? Fedez e tall publikisht me Noizyn në Instagram


Bashkëpunimi i reperit Noizy me atë italian Ghali për këngën “Parku i lojërave” rezultoi shumë i suksesshëm.

Në shtator u publikua kënga, e cila deri më tani është dëgjuar nga mbi 3 milionë persona. Në fakt kjo këngë shërbeu që fama e Noizy-t të kalonte edhe atë të tregut të muzikës shqiptare.

Këtë e dëshmon fakti që reperi i njohur italian Fedez reagon në një InstaStory për Noizy-n.

Bashkëshorti i blogeres, Chiara Ferragni, postoi një video ku kjo e fundit shihet me djalin e tyre Leo të ulur në tavolinë me laptopin para.

Në një moment Fedez i flet për lajmin e ndarjes së Cardi B nga Offset, ndërsa më pas i drejtohet vogëlushit:

“Shkruaj një artikull për Noizy-n. Ke moshën e duhur për të shkruar një artikull për Noizy-n”.

E dëgjuam mirë? Tha vërtetë Noizy apo na bënë ne veshët?

Mesa duket po dhe kjo është një formë tallëse për reperin shqiptar, duke treguar në këtë mënyrë që fansat e tij janë minorenë.

Pavarësisht se ajo që thotë nuk është shumë pozitive, Noizy mund të shikojë anën e mirë të kësaj historie: Fedez e njeh dhe e ka dëgjuar muzikën e tij!/iconstyle