NGA SHQIPERIA / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 17:05

Provokon Klaudian? Albi Nako bën postimin që me siguri sdo i pëlqej Klaudias


Mbrëmjen e djeshme Klaudia Pepa dhe 11 balerinë italianë i vunë flakën skenës së festivalit “Kënga Magjike” me performancën e tyre. Por pas rikthimit në Shqipëri, një ndër pyetjet që “mundonin” fansat ishte nëse Klaudia dhe Albi do të takohen në Kënga Magjike. Koreagrafi i njohur ka publikuar një video nga provat e spektaklit ku shihet Bora Zemani e veshur me të zeza nga koka te këmbët, në mesin e trupës së balerinëve të Albi Nakos.

“Bora Zemani, Kënga Magjike”, shkruan ai në Instastory e mesa kuptuam, pas Klaudias e ka rradhën Bora të kërcejë me koreagrafi të Albi Nakos.