SHOWBIZZ / E Martë 8 Janar 2019, 11:11

E filmuan pa mendje në tualet! Enca bën namin

Këngëtarja Enca është një ndër femrat më të komentuara të showbizit shqiptar në media e rrjete sociale, ku ka mbledhur plot 1 milionë ndjekës dhe postimet e saj tërheqin gjithmonë vëmendjen e fansave.Mirëpo së fundmi, këngëtarja është revoltuar në Instastory, pasi një faqe në Instagram i kishte publikuar një foto pa mendje teksa ajo ishte në tualet.

Në një shkrim në profilin e saj, Enca i quan patetikë personat që e kanë bërë këtë veprim, duke ironizuar se në fakt ata mbajnë rradhë për të edhe në tualet, e më pas shkruajnë keq për të.

"E dini çfarë është patetike? Njerëzit që mbajnë rradhë në banjo vendesh publike dhe presin që unë të dal që të më bëjnë foto.

Njerëzit rrinë në rradhë për të më bërë foto pasi unë kam kryer jashtëqitjen.

Me siguri ata presin në rradhe për t'i bërë foto dhe mutit tim gjithashtu.

E dini çfarë është më shumë patetike? Njerëzit që krahasojnë foton time sapo dal nga banja me fotot në Instagram."- shkruan Enca.

"Leksion për ju dështakët: Unë jam aq e çmuar dhe e rëndësishme, saqë ju fotografoni mutin tim. Unë jam Zoti juaj.

Dhe sa për krahasimet... edhe në ditët e mia më të këqija, ndihem si krijesa më e bukur në botë sepse ashtu jam.

Dhe kështu duhet të ndiheni të gjithë (përveç ziliqarëve, ju keni Zot mutin tim), ka përfunduar ajo.

Loading...