HOROSKOPI / E Martë 8 Janar 2019, 20:08

Meshkujt që e kanë gruan të shenjës së bricjapit, duhet të hidhen nga gëzimi


Meqë jemi në sezonin e bricjapit, pamë disa karakteristika interesante që paska femra bricjap.
Do jeni me fat, sipas intv.al nëse do ju rastis gruaja në këtë shenjë, pasi ka disa cilësi shumë të mira, sidomos për të krijuar familje. Një grua Bricjap mund të jetë e pavarur nga natyra, por ajo preferon të jetë e barabartë në partneritet. Ajo kërkon një njeri që t’i sigurojë asaj dashuri dhe siguri. Sipas intv.al ajo e shtyn burrin e saj që të ketë sukses.

Ajo pëlqen të sfidohet nga gjërat që sjell jeta. Gjithashtu, ajo nuk mund të ndihet e lumtur nëse nuk ka spontanitet në marrëdhënie.
Në thelb, një femër Bricjap nuk ka nevojë për gjeste të mëdha dhe pushime ekzotike për t'u ndjerë dhe vlerësuar.

Megjithatë, gjëja më e rëndësishme për një grua Bricjap është besnikëria dhe punon fort për të siguruar të ardhmen. Ajo mendon shumë për të mirat materiale si rezultat i punës së palodhshme së saj. Ajo nuk shpenzon kot dhe i mendon gjërat me detaje.
Sipas ekspertëve, mund të duket e ftohtë në fillim, por në të vërtetë është shumë e dashur dhe e mirë. Detyra e saj dhe përkushtimi ndaj karrierës së saj, janë disa nga cilësitë e saj më të mira.