SHOWBIZZ / E Enjte 10 Janar 2019, 13:01

Emina Cunmulaj reagon ashpër ndaj komentuesit, 'Kishe dëshirë të ishe ti historia e të bukurës dhe pasanikut'

Emina Cunmulaj, ish-modelja me origjinë shqiptare, e cila ka hequr dorë nga karriera e saj për t’ju përkushtuar familjes publikon shpesh në ‘Instagram-in’ e saj, momente nga jetesa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundmi ajo ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj dhe komentet si në çdo postim tjetër, nuk kanë munguar.

“Ka ndryshuar përralla, është bërë ‘E bukura dhe pasaniku’ “, shkroi një prej ndjekësve të Eminës në foto.

“Kishe dëshirë të ishe ti historia e të bukurës dhe pasanikut, por nuk po mundesh të jesh ore vëlla. Mos u merr me muhabete si gratë e këqija e gjej ndonjë punë se i thave kafet e lagjes duke pirë një kafe gjithë ditën”, komentoi më pas Emina, duke ‘i mbyllur gojën’ kështu komentuesit.

Nuk është hera e parë në fakt, që modelja zgjedh ti kthejë përgjigje komenteve keqdashëse në ‘Instagram’, por edhe këtë herë reagimi ka qenë i ashpër dhe shumë i drejtë./revistawho

Loading...