SHOWBIZZ / E Enjte 10 Janar 2019, 14:02

'Me xhepat bosh', Mozzik bën rrëfim prekës për fëmijërinë e vështirë

Mozzik është tashmë një ndër reperët më të njohur, këngët e të cilit janë kthyer në hite dhe ka korrur sukses të madh në muzikë. Mirëpo, jeta e tij nuk ka qenë e njëjtë si sot dhe në një rrëfim prekës, Mozzik ka treguar fëmijërinë e vështirë.

"Se njeriu i fortë kurrë nuk dorëzohet, si unë po rrëzohet e po çohet. Gjithmonë kujtoj kush isha kur xhepat bosh i kisha. Çdo gjë që flas është e sigurt, jam rritur me byrek dhe jogurt.", janë fjalët e reperit të shkruara në Instastory.

Gjithashtu, shoqëruar me këto fjalë, ai ka publikuar edhe një fragment videoje të dy djemve të vegjël, që mendohet të jetë klipi i ri në bashkëpunim me vëllain e tij, Getinjon. Mesa duket, projekti do t'i dedikohet jetës së vështirë të dy vëllezërve që kanë mundur t'ja dalin mbanë./xing.al

Loading...