SHOWBIZZ / E Enjte 10 Janar 2019, 14:02

Nënë për herë të katërt, moderatorja tregon nepsin e shtatzënisë dhe kilogramët e tepërt

Moderatorja Ermira Çausholli tregoi për Ftesë në Pesë me Bieta Sulon, më shumë nga lajmi i shtatzënisë dhe jeta e saj familjare.

Ashtu si çdo grua në pritje të ëmbël, edhe Ermira pranoi se ka shtuar disa kilogramë më shumë, duke mos shmangur dot as nepset e famshme të shtatzënisë.

Ajo tregoi se në muajt e parë kishte të preferuar një ëmbëlsirë tradicionale shkodrane, të quajtur haxhimakulle.

Edhe pse një ëmbëlsirë që merr shumë kohë për t’u bërë, Ermira tha se ja gatuante me shumë dashuri vjehrra e saj./Top Channel

Loading...