SHOWBIZZ / E Enjte 10 Janar 2019, 20:08

Pamje mahnitëse të shtëpisë së Adelina Tahirit

Këngëtarja shumë e komentuar në showbiz, Adelina Tahiri prej më shumë se një viti i është përkushtuar jetës familjare pas martesës me avokatin maqedonas Serjoza Markov dhe pas lindjes së djalit të tyre Jon. Adelina poston shpesh foto me bashkëshortin dhe djalin, por edhe nga ambjentet familjare të shtëpisë të cilat janë komentuar shpeshherë për luksin.

Ditën e sotme këngëtarja ka fotografuar derën e jashtme dhe oborrin e shtëpisë në Bansko.

"E ëmbla shtëpi", shkruan Adelina duke treguar kështu se çifti kanë edhe një shtëpi në Bullgari.

Loading...