NGA SHQIPERIA / E Premte 11 Janar 2019, 10:10

'Mami mos më bezdis'! Ameli 'tupëron' Miriamin me veprimin e fundit


Tre vite më parë çifti shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të princeshës Ameli. Amelia tani është vëmendja kryesore e çiftit dhe ata ndihen të plotësuar si familje. Ata kanë qenë së fundmi në një udhëtim dhe gjatë kthimit për në shtëpi, Ameli ndonëse vetëm 3 vjeç ka nisur të lexojë një revistë në avion.

 

Madje Miriami është habitur kur Ameli i ka kërkuar të mos e bezdisë sepse po lexon.

"Kur i flas më thotë, mami të lutem mos më bezdis se po lexoj", shkruan Miriami në foton e adhurueshme të postuar në Instagram.