KËSHILLA / E Diel 10 Shkurt 2019, 17:05

Edhe të brendshmet kanë një datë 'skadence', ja sa shpesh duhet t'i ndërroni sipas gjinekologëve

Të brendshmet janë një pjesë shumë intime e veshjes, por janë ato të cilat qëndrojnë më shumë në kontakt me trupin tonë dhe me pjesët më delikate të trupit siç janë organet gjen*tale. Për këtë arsye, mjekët gjinekologë këshillojnë vazhdimisht mbi llojet e mba*thjeve të cilat nuk duhet t’i mbani. Arsyeja është e qartë: mbledhin papastërti, të cilat mund të shndërrohen në infeksione të rrezikshme në lëkurë apo në organet int*me. Ja si ta dalloni se mbath*jet që keni blerë nuk duhet t’i vishni më:

Kur mba*thjet mbajnë erë: Kjo tregon se materiali i tyre mund të jetë një sintetik jo i mirë që i mban papastërtitë në sipërfaqe, duke i vënë mikrobet në kontakt me lëkurën gjen*itale.

Kur edhe pasi i lani, mbeten njolla të verdha: Nuk është faji i detergjentit,është faji i copës së mbathj*eve tuaja. Ajo është aq jo-cilësore saqë jo vetëm i mbledh papastërtitë, por ato ngecin nëpër të dhe s’ka enzima që të mund t’i largojnë prej tyre.

Kur pasi i lani, shikoni një njollë çngjyrosjeje: Sekrecionet femërore përmbajnë aciditet dhe mb*athjet cilësore janë prodhuar me material që të mos çngjyrosen nga mukoza gjeni*tale. Nëse mbat*hjet duken si të jenë të çngjyrosura me acid, duhet t’i zhdukni menjëherë. Kur shihni se u ka dalë ngjyra: Një copë që i del ngjyra shpejt nuk duhet veshur as në bluzë, aq më pak të veshësh mbat*hje boja e të cilave është aq e keqe saqë mund të shkojë aty ku nuk duhet. Kur zgjerohen dhe ju varen: Në këtë rast, hidhini menjëherë.

Materiali i tyre nuk është bërë për t’ju mbrojtur! Duke mos ju mbuluar siç duhet, lejojnë hyrjen e mikrobeve.
Kur janë tepër të ngushta: Në këtë rast ju krijojnë irritime duke u fërkuar me lëkurën rreth organit dhe kofshëve. Këto irritime mund të shndërrohen në infeksione shumë të rrezikshme, pasi pjesa e skuqur/enjtur e lëkurës dobësohet duke humbur substancat që e mbrojnë.

I mbani pastër, por i keni prej kohësh: Nuk mund t’i mbani mba*thjet më shumë se 1 vit e gjysmë. Kujdesuni të blini mba*thje të reja herë pas here dhe hidhini ato që keni shumë kohë që i përdorni.

Janë të bukura, por nuk e kryejnë funksionin:Flasim për ato dantellat e bukura, të kuqe, me lule, gurë etj etj. Të themi atë që është, ato nuk duhen hedhur sepse janë shumë s*ksi, por nuk janë bërë për t’i mbajtur 12 orë veshur nëpër rrugët e Tiranës plot tym, pluhur dhe mbeturina që shpërbëhen në ajër.

Loading...