SHOWBIZZ / E Diel 10 Shkurt 2019, 18:06

U trembën dhe kushërinjtë nga Amerika, Fjoralba tregon të vërtetën e aksidentit

Moderatorja Fjoralba Ponari ta rrëfyer sot të vërtetën e aksidentit pas një fotoje të frikshme që u bë publike kohë më parë.

Rreth një muaj më parë moderatorja publikoi në Instastory një foto të makinës së saj të përplasur me një shtyllë.

Por sot në emisionin “E Diell”, ajo tregoi se në fakt aksidenti nuk ndodhi kurrë dhe situata ishte improvizuar.

“Më morën të gjithë në telefon dhe kushërinjtë nga Amerika”, tregoi moderatorja duke i zbuluar se i kishte bërë merak të gjithë.

Sipas saj, qëllimi ishte sensibilizimi i shoferëve që pësojnë të njëjtin aksident dhe si duhet të reagojnë për të shmangur kontaktin me rrymën elektrike.