SHOWBIZZ / E Diel 10 Shkurt 2019, 18:06

''Ankoheshin se rrihja djem!'' Olta Gixhari tregon anën e errët të fëmijërisë

Olta Gixhari adoleshente ka qenë shumë larg Olta Gixharit që njohim dhe shohim sot. Aktorja ka treguar se deri në vit të parë dhe vit të dytë gjimnaz, ajo ishte dhe vishej si një mashkull.

Bukuroshja bjonde ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “E diell” ku ka treguar se sa shumë ka ndryshuar gjatë viteve.

Olta ka ndarë edhe një sekret mbi pamjen e saj që nëse nuk do ta shihnim, nuk do ta besonim.

“Do të them një detaj që s’e kam thënë më parë ne ekran. Unë jam bërë femër nga pamja në vit të parë, vit të dytë gjimnaz. Gjithë jetën time kam mbajtur bufale, xhinse, zinxhira të varur, një shkop në dorë, kapele dhe flokë të gjatë të kapura bisht. Kështu kam qenë gjithmonë dhe mami im thirrej në shkollë nga drejtoria sepse ankoheshin se unë rr*hja djemtë.”- është shprehur ajo.

Megjithatë Olta tregon se kur ishte e vogël motra e saj eksperimentonte me pamjen e saj:

“Më hiqte vetullat, më lyente flokët, më vinte kurorë dhe unë rrija. Më pëlqen shumë”, ka përfunduar rrëfimin e saj duke qeshur me të madhe aktorja e njohur.

Sot Olta është një ndër femrat më tërheqëse të skenës shqiptare dhe na duhet të themi që e kemi shumë të vështirë ta imagjinojmë duke rr*hur djem.