SHOWBIZZ / E Diel 10 Shkurt 2019, 18:06

Bixhoz me dashurinë/ Shivai dhe Anika anulojnë martesën, ja ç’do ndodhë këtë javë

Shivai rikthehet në shtëpinë Oberoi dhe i habit të gjithë. Ai u tregon se shpëtoi nga aks*denti pasi shkoi në një qytet tjetër të Indisë për t’u takuar me Vikramin. Shivai mendon se Anika është e lumtur me Vikramin dhe insiston që ajo të martohet.

Anika vendos t’i jap fund lojës së martesës dhe i thotë Vikramit të largohet. Ai pranon por i bën Anikës të papriturën. Vikram vendos të largohet pas fejesës dhe bashkëpunon me Ragnin.

Rudra, Bavja dhe Gori bëjnë një plan për të ndaluar fejesën e Anikës. Ata fikin dritat e shtëpisë në ditën e fejesës. Shivai i vendos Anikës unazën e fejesës në vend të Vikramit. Vikram i thotë Shivait se u fejua fshehtas me Anikën. Shivai bëhet xheloz.

Xhanvi takohet me një shok shkolle gjatë pushimeve. Ai është i fiksuar pas Xhanvit dhe e ngacmon atë. Texh dhe Xhanvi e gjejnë shokun e saj të vd*kur. Bavja largohet për një mision. Rudra mërzitet por nuk e pranon që e dashuron Bavjan.

Shivai e pranon se nuk do që Anika të martohet. Ata vendosin ta anulojnë martesën dhe të gjitha përgatitjet./revistawho

Loading...