SHOWBIZZ / E Diel 10 Shkurt 2019, 18:06

E mohoi lidhjen, Bora Zemani kapet mat me Donald Veshajn

Pak ditë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se Bora Zemani ka nisur një lidhje dashurie me aktorin e njohur të "Al Pazar", Donald Veshaj. Burime pranë dyshes tregonin se ata janë njohur në ambientet e televizionit Klan, kur Bora moderonte tek "Kënga Magjike" ndërsa Donaldi merrte pjesë tek "Dance with me".

Në një intervistë për "Revista Class", Bora e mohoi të jetë e lidhur duke u shprehur se nuk ka asgjë të re në jetën e saj.

"Nuk ka asgjë të re në jetën time. Kur të ketë diçka, do e merrni vesh, por për momentin jam vetëm", u shpreh Bora.

Mirëpo "Panorama plus" shkruan se Bora tani shihet kudo në krah të Donaldit dhe ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj. 

Dyshja janë parë bashkë edhe në mbyllje të Festivalit të Këngës së RTSH-së.