AKTUALITET / E Diel 10 Shkurt 2019, 20:08

Mbesa u bën një dhuratë të bukur gjyshit edhe gjyshes së saj, mesazhi që ngriti në këmbë publikun!

E kush nuk i do gjyshërit, aq më shumë kur vjen puna tek mbesa e nipi ato janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për ta.  

Një rast i bukur dhe shumë domethënëse ka ndodhur sot tek “E diela shqiptare” ku mbesa ka ftuar nenës dhe gjyshin e saj për ti thënë dy fjalë “ Të dua”. Kjo është në një farë mënyra më e bukur për të cplodhur mendjen pas shumë ngjarjve të shëmtuara që kanë ndodhur kohët e fundit.  

Lexoni mesazhin e saj të sinqertë: 
“Kam ardhur sepse kam një konflikt interesi me dikë dhe arsyeja është gjyshi. Duke qenë se unë kam qenë mbesa e parë edhe gjyshi gjithmonë ka qenë shumë i dhënë pas meje, gjithmonë për gjithçka, përdor kryefjalën Luvja. Gjithashtu edhe unë e kam pikë të dobët dhe një nga arsyet që e kam edhe më shumë pikë të dobët është sepse nuk është shumë mirë nga ana fizike. 

Kushërira ime e vogël (vajza e tezes), 10-vjeçe, Orkida, nuk e ka puthur asnjëherë gjyshin dhe gjithmonë del kundër tij, sepse mendon se ai abuzon me gjyshen. Mund ta puthë kur e imponon dikush. Nuk mund të ndodhë asnjëherë që ajo të shkojë dhe ta puthë gjyshin dhe t’i thotë sa shumë e do. Gjyshi, duke qenë se ka probleme i kërkon gjyshes ujë, apo ta ndihmojë të ngrihet të ecë dhe sipas Orkidës ky është abuzim, sepse duhet t’i bëjë gjërat vetë.”

Loading...