KËSHILLA / E Diel 10 Shkurt 2019, 22:10

Kujdes, këto gabime ju plakin fytyrën para kohe

Sigurisht procesi i plakjes është i pashmangshëm, por ka disa faktorë që e përshpejtojnë ose e ngadalësojnë atë.

Shpesh pyesim veten se cila është ajo mënyrë jetese që bën qelizat e lëkurës të riprodhohen më shpesh e si pasojë lëkura të qëndrojë më e butë dhe më e re. Shumë herë gjatë përditshmërisë kryejmë aktivitete që e dëmtojnë lëkurën, ja cilat janë ato :  

 

Flini me fytyrën mbështetur pas jastëkut

Nëse e mbështesni fytyrën në jastëk, qelizat e lëkurës kanë të vështirë të kryejnë frymëmarrje si pasojë vdesin më shpejt.

 

 

Nuk e lani fytyrën para se të shtriheni

Asnjëherë mos flini pa e larë fytyrën para gjumit, pluhuri apo make up-i bllokon poret e lëkurës duke e dëmtuar atë në mënyrë drastike.

 

Përdorimi i shumë produkteve kozmetike

Këshillohet të përdorni sa më pak produkte kozmetike, thjeshtësia shpesh cilësohet si më e bukur, por edhe nëse përdorni, sigurohuni që të kenë përmbajtje bio.

 

Nuk pini mjaftueshëm ujë

Këshillohet të pihet as më shumë ujë, pasi uji e bën lëkurën të jetë më elastike e si rrjedhojë duket më e re. Gjithashtu konsumoni shumë perime.

Loading...