AKTUALITET / E Hënë 11 Mars 2019, 18:06

Video/ Fidane Duka, 60-vjeçarja nga Mati që i punon ‘zbor’ makinës: 'Jetën duhet me e përballu…

Videoja e së moshuarës nga fshati Komsi i Matit po bën xhiron në rrjetet shqiptare.

Ajo është 60-vjeçe por di t’i japë makinës shumë mirë, madje nuk i trembet syri as në terrenet e vështira. Fidania tregon se makinën ia ka bërë dhuratë i vëllai në vitin 2004 dhe e ka mësuar vetë. Bëri dhe kursin ku u pajis me leje drejtimi.

‘Bëj pazarin, shes bulmetin, kur kam punë se s’dilet përditë me këtë. Kjo është makinë VIP-ash. Makina me marsha është më e sigurtë’, thotë nënë Fidania.

‘Jetën duhet me e përballu, duhet me qenë e fortë për fëmijët e mi. Kur hip në makinë bëj bismilahi. U treme ti, u bëne crazy. Unë jam plakë e vjetër, jam 60 vjeçe por të kisha qenë e re, s’ta kisha lënë vendin e punës. I don’t care’, i thotë nënë Fidania Anjeza Majës./L.M-tej.al

Loading...