AKTUALITET / E Enjte 14 Mars 2019, 15:03

Monika Kryemadhi në Elbasan habit me deklaratën e saj: 'Keni dalë nga shinat e trenit'

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte sot në qytetin e Elbasanit ku po festohet 'Dita e Verës'.

Ajo uroi gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe nuk harron as të ftojë të gjithë të bashkohen protestës së opozitës së bashkuar më 16 mars.

'Kjo ditë nuk ka lidhje me politikën sepse politika nuk ekziston më në Shqipëri. Se po të ekzistone do të kishim gjykata, do të kishim parlament legjitim, një ekonomi më të mirë e mundësi më të mira.

Nuk ekziston politika ka dalë nga shinat e saj. Politika nuk është as e ngrirë as e shkrirë, nuk ekziston më prandaj në këtë ditë vere duhet të ringjallen parimet', u shpreh Kryemadhi./L.M-tej.al

Loading...