AKTUALITET / E Enjte 14 Mars 2019, 20:08

E dhimbshme/ Prindërit humbin jetën në aks*dent, 4 jetimët vuajnë për bukë kërkojnë ndihmën tënde

Katër jetimët kërkojnë nënën dhe babain e tyre, edhe nëna i gënjen duke i dhënë shpresë se ata janë në Greqi se po punojnë. Në të vërteta ata gjatë një nate të zymtë humbën jetën së bashku në një motorr i cili është aks*dentuar nga një makinë.  

Kjo është historia e kësaj familje që vuan për bukën e gojës:  

Pasditja e 10 marsit do të ishte një ditë zie për fshatin Maqellarë në Dibër. Gentjan dhe Klodjana Karazajmi humbën jetën në një aks*dent rrugor, si pasojë e përplasjes së një makine me motorin e tyre. Duke lënë pas katër vajza nën kujdesin e gjyshërve në kushte të mjerueshme. Të cilët sot ulërijnë mes dhimbjes dhe pamundësisë.

Janë të gjitha në moshë të vogël, por Genaldën 15 vjeçe jeta tani e ka vendosur përballë sfidës më të madhe. Veç sëmundjes së vetë, pasi është me vrimë në zemër asaj i duhet të kujdeset për familjen, kjo pasi gjyshërit janë të vjetër dhe të sëmurë. Xhenisa 12 vjeçe ka nevojë të operohet në krahë dhe në këmbë, pasi është djegur vite më parë. Por, operacioni nuk i ka shkuar me sukses, ndaj i duhet të bëjë një ndërhyrje të dytë.

Loading...