AKTUALITET / E Enjte 14 Mars 2019, 21:09

Rritet sërish bileta e urbanit, bashkia po mbledh lekë për fushata, qytetarët: T*rp u qoftë ne s’kemi bukë!

Rriten serish çmimi I biletave të urbanëve dhe kjo është një problem serioz për banorët e Durrësit që nuk kanë punë dhe para shprehen ata.  

Lajmin e bërë të ditur Ora news gjatë një investigimi në Durrës dhe denoncimi të qytetarëve. Kryetari I Bashkisë Vangjush Dako siç duke ka ngelur keq për fushatën e ardhshme kështu që I duhen para për të mbushur xhepat e shpuar dhe të marra nga kurrizi I qytetarëve që mezi sigurojnë ushqimin e bukën e gojës.  

Ja çfarë shkruan oranews:  

"Në mbledhjen e fundit, Këshilli bashkiak vendosi çmimin 40 lekë për biletë. Por vendimi është i panjohur për shumë qytetarë, të cilët nga ana tjetër thonë se bileta e re do ti rëndojë në xhepat e varfër.

 

Shumë prej qytetarëve të Durrësit ende nuk e dinë se pas pak ditësh do të paguajnë 40 lekë për të udhëtuar me autobusët urbanë nga 30 që është aktualisht. Bileta e shërbimit u rrit me 10 lekë në mbledhjen e 11 marsit të Këshillit bashkiak, ku votat e PS-së e një pjesë të këshilltarëve të LSI miratuan propozimin e Bashkisë.

Pa punë janë, rriten çmimet. Nuk e përballojmë ne, mezi po hamë bukë."

Loading...