SHOWBIZZ / E Enjte 21 Mars 2019, 18:06

“Ishte një traumë e vërtetë, nuk e ndieja fëmijën fare”, këngëtarja tregon eksperiencën e shtatzënisë

 

Disa muaj më parë Maya është bërë nënë e një djali.

Ajo vendosi ta quajë atë Jonas, i cili është një emër trend për momentin në Gjermani, por këngëtarja thotë se e ka lidhur me detin Jon.

E ftuar sot në emisionin e Rudina Magjistarit, këngëtarja ka rrëfyer për herë të parë për një periudhë mjaft traumatike që ka kaluar kur ishte shtatzënë. Maya tregon që kur ishte në javën e 36-të u stresua shumë pasi nuk e ndjente t’i lëvizte bebi.

Por nuk kishte asgjë për tu shqetësuar, pasi ajo ishte vetëm si pasojë e rritjes së tensionit, gjë që ndodh më së shumti në femrat shtatzënë.

Jonas lindi i normalisht dhe pa komplikacione, ai gëzon një shëndet të mirë dhe ka sjellë lumturi në familjen e këngëtares./L.M-tej.al

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

9 Mars Athine,Markopolus..

A post shared by Mayaalickajofficial (@mayaalickaj) on

Loading...