SHOWBIZZ / E Enjte 21 Mars 2019, 18:06

E fëlliq gazetaren në sy të gjithëve “Pse nuk gjen burrë?”, Iva Tiço revoltohet keq fare i dedikon një ‘roman’ të tërë

Iva Tiço është një ndër gazetaret më simpatike në Shqipëri, ajo dallohet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka dhe humorin e saj.

Ajo shpesh ka marrë pjesë në disa spektakle televizive dhe është shquar për lirshmërinë e saj për të shprehur mendimet.

Mirëpo, ditën e sotme ajo u kap keq me një ndjekës në rrjete sociale.

Në një nga fotot e postuara nga gazetarja një komentues i shkruan:

‘Po pse nuk ke gjetur një burrë të mirë moj?’.

Ndërkohë ky koment e ka nervozuar shumë Ivën e cila i përgjigjet:

‘Se është vendi i mbushur me injorantë si ty psh. Pirdhu’.

Më pas Iva e ka shpërndarë vetë këtë moment duke dhënë dhe një mesazh për të gjithë:

‘Mësojini djemtë dhe vajzat që gjetja e një burri të mirë, nuk është qëllimi i jetës, është thjesht diçka që mund ta bësh në jetë. Mësojini të rrinë larg jetës dhe gjërave private të njerëzve qe nuk i njohin. Dhe mbi te gjitha, mësojini të mbajnë gojën të qepur e të merren me gjërat e veta. Të shijojnë diellin për shembull, ka lezet, e kemi falas”, shkruan gazetarja./L.M-tej.al

Loading...