SHOWBIZZ / E Enjte 21 Mars 2019, 18:06

Video/ Preket Agron Llakaj, le fjalën përgjysmë edhe fillon përlotet: “Më vjen turp që e thashë këtë”

 

Agron Llakaj është një ndër aktorët më të mirënjohur të televizionit shqiptar. Ai ndër vite ka ditur si të mbajë gjallë humorin dhe të përcjellë buzëqeshje te çdo familje shqiptare.

Mbrëmja e kaluar ai ishte i ftuar në Soirée-në e Jonida Shehut nuk ka qenë e gjitha vetëm humor, bisedë për kulturën tepelenase dhe trashëgiminë e Ali Pashë Tepelenës, por ka pasur edhe një moment mjaft prekës.

Agroni filloi të fliste për vendin e tij të lindjes, Memaliajn dhe aty u prek kur kujton gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale të atij vendi.

‘Unë e thashë më parë që shkoj shpesh në Memaliaj. Dhe e vetmja gjë që marr pas është dhimbja dhe trishtimi. Dhe duke parë që nuk ka asnjë të ardhme sepse çdo qeveri nuk i kthen sytë se i morën minierën. Thonë më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr i pafund. Varfëria është ulur këmbëkryq, unë shkoj dhe ndihmoj aty… më vjen turp që e thashë tani këtë... Memeliaj është…’,deri këtu vazhdoi fjalimi i tij dhe pastaj filloi të përlotej duke mos mundur që ta vazhdojë bisedën deri në fund.

Më pas ai u ftua të këndonte një këngë "Kam mall për Tepelenën" bashë me Ylli Bakën./L.M-tej.al

Loading...