AKTUALITET / E Enjte 21 Mars 2019, 21:09

Gazetari tregon dhimbjet e Edi Ramës: Kryeministri vuan nga një sëmundje, ndërroi emrin nga Edi në Mustafa!

Gazetari Cim Peka dhe përkrahësi i zjarrtë i Partisë Demokratikë ka bërë një analizë shëndetit të kryeministrit Edi Rama që kohët e fundit përfolet se ka qenë i dobët me shëndetin. 

 

Sipas gazetarit Rama ka qenë në spital dhe sipas tij emrin nga Edi e ka regjistruar me atë të Mustafa Ramës.

Nuk dihet se sa e vërtetë është kjo deklaratë duke marrë parasysh që gazetari është i deklaruar me PD-në. Ja çfarë thotë ai: 

'E kam konfirmuar se ka qenë në spital. Kam publikuar SMS, por se ka qenë i shtruar me emrin Edi Rama apo Mustafa Rama këtë të sqarojë vetë kryeministri kur të vijë. Menjëherë pas kthimit nga Berati është kuruar në spitalin... (përmend emrin e një spitali privat në Shqipëri). E kanë shoqëruar. Nuk ka qenë fare në gjendje të mirë. E kanë mbajtur dhe për krahu madje', ka thënë gazetari, i ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës me Beti Njumën. 

Loading...