SHOWBIZZ / E Enjte 21 Mars 2019, 22:10

Monika Kryemadhi! Unë dhe Luli do shpëtojmë shqiptarët, protestat do të jenë të befasishme!

Monika Kryemadhi: Unë dhe Luli do shpëtojmë shqiptarët, protestat do të jenë të befasishme! Ajo ka qenë sot e ftuar në emisioni “Opinion” dhe ka folur për fatin e partisë së saj dhe opozitës në një të ardhme.  

Ajo nuk ka zbardhur ndonje plan konkretë, por u shpreh se ata do të jenë të befasishëm në organizimet që do të zhvillohen nga LSI-a dhe opozita e bashkuar.

Ndër të tjera u shpreh se protestat do të vazhdojnë deri sa Rama të dorëzohet! 

“Zgjidhja është e thjeshte qeveri tranzitore, ka sa të duash socialistë. Sandër Lleshaj është gati, ka filluar të bëjë dhe leksione të hapura. Unë kam eksperienca nga historia e Ramës në politikë, ai nuk i qëndron marrëveshjeve, Basha është një ndër vikt*mat, nuk mund të ketë marrëveshje me Edi Ramën”, u shpreh Kryemadhi.

Loading...