SHOWBIZZ / E Premte 22 Mars 2019, 00:12

Zbulohet velina e re e 'Xingut'! Vajza super s*ksi nga Elbasani që do çmendë të gjithë me bukurinë e saj

Siç e dimë pas largimit të Kejvina Kthellës për të vazhduar karrierën e saj në një televizion italian, “Xingu” ka qenë në kërkim të një veline të re ditët e fundit. U pa që rradhë të gjata u krijuan në oborrin e “Klanit” me vajza bukuroshe te cilat u paraqitën për të zënë vendin e Kejvinës. Burime të sigurta na treguan se këtë vend e ka zënë bukuroshja nga Elbasani, që gjithashtu ka qenë dhe konkurrente në “Miss Universe Albania 2018”.

Ajo hyri në 6 finalistet më të mira dhe mori një bursë nga një Universitet privat në Tiranë. Edhe pse nuk ishte fituesja e këtij konkursi bukuria, fati i trokiti në derë për t’u bërë personazh publik në një nga emisionet me të ndjekura në Shqipëri.

Ajo quhet Belinda Dragoti dhe është 19 vjeç nga qyteti i Elbasanit. Është brune me kacurrela duke bërë diferencën nga velinat e mëparshme. Stafi i “Xingut” ka ditur mirë se çfarë ka zgjedhur sepse Belinda është një vajzë vërtet shumë s*ksi dhe së shpejti me siguri ajo do bëhet një nga velinat më të përfolura në Shqipëri duke lënë në harresë Kejvinën.

Në një intervistë të dhënë bukuroshja ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria, madje ajo është shprehur se ëndrra e saj është për t’u bërë një stiliste dhe këtë pasion nuk do e lejë kurrë pas dore. E pyetur nëse në të ardhmen e saj ka plane për të patur një emision të sajin, Belinda ka treguar se pjesëmarrja e saj në “Miss Universe Albania” është një start i mirë për t’u promovuar dhe për t’u ekspozuar ndaj ofertave të reja edhe pse nuk ka eksperiencë në fushën e moderimit.

Ndryshe nga velinat e tjera të “Xingut” që nuk mund të kenë dhënë maksimumin përsa i përket shkathtësisë apo artikulimit, Belinda nga kjo interviste duket një vajzë shumë e zgjuar që përshtatet me kamerën, mjaft elokuente dhe pa emocione.

Gjithashtu një detaj i kapur nga ne është se së fundmi Ermali dhe misi kanë ndjekur edhe njëri-tjetrin në “Instagram”.

Source @pamfleti

Loading...