KËSHILLA / E Premte 22 Mars 2019, 00:12

Këto 5 rroba duhet t’i shmangni, ju shkatërrojnë veshjen

Psikologët janë të sigurtë se imazhi ynë ndikon në humorin dhe besimin tonë. Njerëzit fillimisht na gjykojnë në bazë të rrobave që veshim. Mirëpo, ndonjëherë edhe personazhet e njohur botërorë që kanë stilistë të famshëm pas vetes, dështojnë dhe nuk duken të mrekullueshëm. Në këtë artikull, kemi mbledhur disa këshilla për t’ju ndihmuar të dukeni sa më elegante!

Pantallonat

Pantallonat e gjata deri në kyçin e këmbës janë të famshme në ditët e sotme. Mirëpo, jo të gjitha vajzave ju shkojnë. Nëse jeni e shkurtër, këto lloj pantallonash do t’ju bëjnë të dukeni edhe më e shkurtër.

Çfarë duhet të bëni?

Nëse gjatë ditës, do të ecni shumë, pra do të bini në sy: idealja është të vishni pantallona normale, ose më të gjata se vetja sepse në këtë mënyrë ju do të dukeni më e gjatë!

 

Palat asimetrike në fustane

Varianti më i njohur i një fustani është: pjesa përpara më e shkurtër se ajo pas. Mirëpo, ky lloj fustani konsiderohet “i rrezikshëm” për disa lloje trupash. Disa mendojnë se është tërheqës pasi tregon këmbët, mirëpo kjo gjë nuk është shumë e vërtetë! Fustanet ose fundet e tilla asimetrike, ju bëjnë të dukeni më të shkurtra dhe ndonjëherë ju bëjnë të dukeni më të shëndosha.

Çfarë duhet të bëni?

Vajzat me lartësi mesatare janë të rekomanduara për ta shmangur këtë stil.

 

Fustanet e kukullave

Ky stil është fiks për vajzat 12-vjeçare, por jo për gratë! Ky stil ua “pret” këmbët dhe i bën ato të duken më të shëndosha! Përveç kësaj, këto veshje theksojnë faktin se një grua po përpiqet të duket më e re seç është në të vërtetë!

Çfarë duhet të bëni?

Zgjidhni veshje të ngushta dhe të shkurtra: ato do t'i bëjnë këmbët tuaja të duken më të gjata. Nëse jeni e gjatë, ju duhet të vishni një fustan të gjatë, që do të nxjerrë në pah linjat dhe belin tuaj!

 

Pelerinat

Ky stil i bën gratë të duken më të plota dhe më të shkurtra (sidomos nëse mbani një pallto të shkurtër). Në shumicën e rasteve, mënyra se si do të dukeni varet nga pëlhura (nëse është e butë ose jo).

Çfarë duhet të bëni?

Zgjidhni këtë stil me kujdes. Nëse ju ende doni një pelerinë zgjidheni mesatare, e bërë nga pëlhura e butë!

 

Golfi

Një golf është një pjesë themelore e veshjes që gjithashtu zbulon shumë probleme, nëse nuk e keni veshur siç duhet. Ai mund të “presë” qafën tuaj dhe mund të nxjerrë në pah mangësi të vogla të trupit!

Çfarë duhet të bëni?

Mos vishni golf me mëngë treçerekëshe. Për të theksuar belin tuaj, ju mund të vendosni golfin në pantallona ose funde. Për të fshehur peshën e tepërt zgjidhni ngjyrat e “ftohta”.

Source @revistaclass.al

Loading...