KËSHILLA / E Premte 22 Mars 2019, 00:12

Flokët më kishin ardhur në majë të hundës, derisa zbulova formulën me birrë

Sa herë gjendesha para pasqyrës, problemi ishin flokët; skalpi, majat e dëmtuara, zbokthi, yndyra. Prej pak kohësh, jo më. Zbulova formulën me birrë, ndaj po e ndaj me ju.

 

Si mund t’i trajtosh flokët me birrë?

Për të mbajtur flokë të shëndetshëm, të shkëlqyeshëm dhe të bukur në çdo kohë, duhet të ushqehesh mirë, të flesh mirë, por edhe t’i trajtosh ato herë pas here me produkte natyrale. Një ndër elementët që ndikon shumë në përmirësimin e shëndetit të flokëve, është birra. Birra është e pasur me vitaminë B dhe me silikon. Këta dy përbërës stimulojnë rritjen e flokut dhe pastrojnë skalpin.

Larja e flokëve me birrë do t’i bëjë ata më të butë e më të shëndetshëm, duke u falur edhe një shkëlqim të natyrshëm. Birra është e pasur me shumë proteina, të cilat ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve dhe në rritjen e tyre. Birra më e mirë dhe më e përshtatshme është ajo tradicionale, por mund të përdorësh çdo lloj tjetër birre.

 

Si ta përdorësh?

Mjaftojnë vetëm disa veprime të shpejta:

1. Thjesht derdh një gotë birrë në flokë, masazho skalpin e kokës dhe lëre të qëndrojë për 5 minuta. Shpëlaje me ujë të ftohtë dhe flokët do të shkëlqejnë si kurrë më parë.

2. Përzjeje birrën me mjaltë dhe ujë, për ta bërë funksionin pak më të fortë. Lyeji flokët me masën e përftuar dhe me mbas shpëlaji me ujë të ngrohtë. Përdore këtë masë një herë në javë dhe pas disa përdorimesh, do të vësh re që floku ka ndryshuar pamje. Është më i shëndetshëm, më i butë dhe plot shkëlqim.

Loading...