KËSHILLA / E Premte 12 Prill 2019, 23:11

Shpëtoni nga poret në fytyrën tuaj me vetëm këto 3 maska që bëhen në shtëpi

Keni pore të dukshme? Këto trajtime natyrale  janë pa toksina dhe mund të bëhen me produkte që ndoshta keni në kuzhinë tani për t’i pastruar poret njëherë e mirë dhe të bëhen më pak të dukshme.

Mjaltë dhe portokall: A e dini se mjalti është antibakterial? Për shkak se është plot me antioksidantë, substanca ngjitëse është e madhe për parandalimin e akneve dhe rigjenerimin e indeve. Ndërkohë, acidi në lëngun e portokallit ndihmon në shtresimin e lëkurës.

 

Çfarë do t'ju nevojitet:

½ filxhan mjaltë të papërpunuar

3 lugë lëng portokalli të shtrydhur

1 lugë gjelle kripë deti

Miksoni mjaltin dhe lëngun e portokallit për të formuar një paste. Nëse është e nevojshme, shtoni më shumë mjaltë për ta trashur. Aplikojeni në lëkurë të thatë dhe të pastër dhe lëreni për rreth 15 minuta. Shpëlajeni mirë me ujë të vakët.

Çaj jeshil: "Prodhimi i tepërt i yndyrës është i lidhur me zgjerimin e poreve dhe është një nga shkaqet e akneve", thotë Rebecca Lee. Përbërësit e gjetur në çajin e gjelbërt pengojnë një enzimë të gjetur në gjëndrat dhjamor dhe zvogëlojën sekrecionet e yndyrës, e cila është e lidhur me poret e zgjeruara".

 

Çfarë do t'ju nevojitet:

1 lugë gjelle pluhur çaji jeshil

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë çaji lëng limoni

1 lugë çaji sheqer

Përzieni të gjithë përbërësit.

Aplikoni pastën mbi fytyrën tuaj, duke shmangur gojën, sytë, dhe vetullat tuaja.

Masazhoni pastën për 1 deri në 2 minuta me lëvizjet të ngadalta rrethore.

Lëreni për 10 deri në 15 minuta, pastaj lajeni.

Kanellë dhe aloe vera: "Përdoreni këtë maskë për të hequr pikat e zeza dhe për të zvogëluar poret. Megjithatë, nëse keni lëkurë të ndjeshme, kjo maskë mund të jetë shumë irrituese për ju.

 

Çfarë do t'ju nevojitet:

1 lugë gjelle kanellë

1 lugë gjelle mjaltë

1/4 filxhan xhel aloe vera

Përzierni të gjithë përbërësit së bashku.

Aplikoni paste mbi fytyrën tuaj, duke shmangur gojën, sytë, dhe vetullat tuaja.

Fërkoni paste mbi fytyrë për një minutë, në lëvizje të ngadalta rrethore.

Lijeni për dhjetë minuta dhe lajeni me ujë të vakët.

Source @living.al

Loading...