KËSHILLA / E Shtunë 13 Prill 2019, 23:11

Si e përballova kancerin e vajzës sime 6 vjeçare?

Kur vajza ime u diagnostikua me leuçemi në vitin 2017, kur ishte vetëm 6 vjeçe gjithë jeta ime iu dedikua kudjesit për të. Kalova ditët e mia duke hulumtuar medikamentet që kishte marrë dhe duke komunikuar me anëtarët e familjes dhe miqtë për zhvillimet e fundit në shëndetin e saj. Kujdesi për veten mendërisht dhe fizikisht nuk ishte prioriteti im, por ishte e nevojshme ta bëja atë pjesë të jetës sime përsëri për të qenë mami më i mirë për vajzën time.

Njerëzit me qëllim të mirë sugjeruan që të praktikoja kujdesin për veten duke kaluar kohë larg nga fëmija im. Por për mua ishte e pamundur të largohesha nga një vogëlushe 6-vjeçare që ndodhej në spital duke bërë kimioterapi. Megjithatë, në këtë situatë kaq të vështirë mësova se nuk duhet të heqim dorë as nga vetja.

Mënyra më e mirë për të treguar kudjes ndaj vetes është ta ndjesh veten tënde dhe të bazohesh në pratika shumë të thjeshta që të qetësojnë. Së pari fillova duke ndjerë këmbët e mia në dysheme, kontaktin tim me tokën.

Këtu janë disa mënyra për t’u zhvendosur në momente të vëmendshme të vetë-kujdesit dhe lehtësimit gjatë momenteve të krizës si dhe në jetën e përditshme. Këto aktivitete të bazuara në ndjeshmërinë mund të bëhen me fëmijët tuaj ose vetëm.

1.Shijoni: hani rrush të thatë

Merrni frymë thellë përpara se të filloni. Vendosni një rrush të thatë në një pecetë dhe shikojeni atë. Me të vërtetë shikojeni. Imagjinoni që kurrë nuk keni parë një të tillë më parë. Vini re ngjyrën, madhësinë, formën dhe cilësinë. Kur nuk mund t’i rezistoni më, merreni rrushin. A ka erë? Si ndihet në dorën tuaj? Vështrojeni me kujdes.

Nëse ju vijnë mendime të tjera në kokë, përqëndrohuni edhe më shumë tek rrushi. Pas disa momenteve të tilla, vendosni rrushin në gojë … mos e përtypni akoma! Lëreni të vërtitet rreth gojës. Si e ndjeni? Çfarë shije ka? Pastaj përtypeni. Çfarë tingulli bën? Vini re të gjithë muskujt që vihen në punë kur përtypeni. Si e ndjeni nofullën, qafën dhe shpatullat tuaja? Pasi të përtypni për një moment, gëlltisni rrushin dhe shihni nëse mund ta ndjeni rrëshqitjen në ezofag dhe të rrugën drejt barkut. Merrni frymë thellë.

2.Nuhasni: Çfarë ere vjen? 

Vite më parë, isha duke vizituar një mikeshë në Holandë, kur djali i saj i vrapoi nga dhoma tjetër duke thirrur diçka në holandisht. E pyeta mikeshën time se çfarë nuk po shkonte. Ajo më tha: “Ai po thotë,” kam nevojë për një parfum “.Kur e ëma i dha një aprfumë me aromë vanilje, ai e nuhati fort pastaj doli të luante jashtë i lumtur. Ky fëmijë ngushëllohej nga një erë e mirë dhe ishte i vetëdisjhëm ta kërkonte një gjë të tillë. Sa befasuese! Shumë vite më vonë, shqisa ime e nuhatjes është bërë mjaft e fuqishme dhe shpesh e gjej veten duke pasur nevojë për një parfum. Gjatë trajtimit të kancerit të vajzës time, aromat kryesisht nga qirinjtë, kremrat dhe vajrat esenciale ishin të lehta,në gjendje për të më ndryshuar gjendjen time dhe perspektivën.

3.Prekni: Rifuqizoni këtë shqisë.

Shumë prindër të fëmijëve të vegjël raportojnë se ‘preken’, domethënë që kalojnë kaq shumë kohë çdo ditë duke mbajtur, përqafuar dhe duke u kujdesur për nevojat fizike të të tjerëve. Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta mund të kenë gjithashtu një intensitet rreth ndjenjës së tyre të kontaktit. Sidoqoftë, ka mënyra për të rimbushur lodhjen tonë duke eksploruar aktivitetet tona ndijore që ju shkëpusin nga stresi.

4.Shikimi: Gjeni pak ëmbëlsi në kontaktin me sy.

Kur fëmijëve u ikën përqëndrimi apo dëshira për diçka shikojini në sy, ose shikoni diçka të bukur bashkë, zgjidhni gjërat që ju pëlqejnë, ngjyrat e preferuara etj.

5.Dëgjoni: “Zhurma” e qetësisë

Mbyllni sytë dhe thjesht dëgjoni. Çfarë po dëgjoni? Sa tinguj mund të dalloni? Këta tinguj ju ndihmojnë të shkëputeni nga gjërat që ju shqetësojnë.

6.Krijoni lidhje në komunitet

Asnjëherë nuk mund t’ja dilni të vetëm. Lidhuni me prindër të tjerë e të afërm që mund t’ju ndihmojnë.

Loading...