SHOWBIZZ / E Diel 14 Prill 2019, 18:06

Bixhoz me dashurinë/ Shivai mëson të vërtetën e familjes së tij, ja ç’do ndodhë këtë javë

Jeta e Anikës dhe Shivait vihet në rrezik gjatë udhëtimit me avion. Don i kërc*non me arm*. Ata arrijnë të shpëtojnë por avioni rrezikon të bie. Anika, Shivai, Bavja dhe Rudra hidhen me parashutë. Anika humb ndjenjat dhe Shivai i thotë fjalët që ajo mezi kishte pritur. Ata humbin në xhungël. Abaj vihet pas Texhit, Pinkit, Shaktit dhe Xhanvit që ata të mos arrijnë të gjejnë provat.

Shivai rikthehet në shtëpi për të zbuluar sekretin e fabrikës Kaljani. Ai pyet familjen nëse ishin të përfshirë në incidentin e fabrikës por ata nuk e pranojnë. Texh, Pinki, Shakti dhe Xhanvi përpiqen të gjejnë provat përpara Shivait. Shukla i tregon të vërtetën Shivait.

Shivai mëson se familja e tij nuk ka qenë e përfshirë në incident. Axhaj propozon për martesë Gorin dhe i thotë të zgjedhë mes saj dhe Riças. Gori nuk pranon dhe martesa e Riças anulohet. Gori detyrohet të pranojë propozimin e Axhajit.

Tanja largohet pas një sherri me Abajin. Ajo kupton se Abaj nuk e dashuron. Shivai rikthen Anikën në dhomën e tyre dhe i kërkon falje. Gori rikthehet fshehtas në shtëpinë Oberoi. Oberoit mësojnë se Gori do martohet sërish. Ata vendosin të ndalojnë martesën e Gorit./revistawho

Loading...