SHOWBIZZ / E Diel 14 Prill 2019, 19:07

Zuri vendin e Kejvinës, flet Belinda: Ja ARSYEJA pse e fitova punën në 'Xing me Ermalin'

Bëri bujë në media largimi i velinës Kejvina Kthella nga emisioni ‘Xing me Ermalin’. Ermal Mamaqi zbuloi se Kejvinën do ta shohim shumë shpejt në një telezivion të madh italian, ndërsa për të zënë vendin e bukuroshes konkurruan mbi 300 vajza.

Audicionet i fitoi vajza nga Elbasani e quajtur Belinda Dragoti, e cila mori famë të menjëhershme.

Në një intervistë për "Jo vetëm modë", velina ka zbuluar arsyen pse e fitoi ajo vendin e punës dhe jo vajzat e tjera.

"Në audicione më pyetën për komplekset që mund të kisha, nëse do e vishja një fustan si i Kejvinës, duhet të bëja disa ecje në skenë, duhet të improvizoja një situatë. Një nga elementët kryesorë që kërkohet në një format të tillë ishte vetbesimi në skenë. Në audicione nuk kisha probleme me vetëbesimin ose me emocionet. Ky ishte një plus nga vajzat e tjera", u shpreh Belinda.

Loading...