AKTUALITET / E Diel 14 Prill 2019, 19:07

PËRPLASEN DY MAKINA NË AUTOSTRADËN TIRANË - DURRËS, PLAGOSET NJË VAJZË

Përplasen dy makina në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Vorës. Mësohet se automjetet tip ‘Benz’ dhe ‘VolksWagen’ janë përplasur keq dhe njëra nga makinat ka përfunduar në kanal.

Si pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë, emri i së cilës ende nuk bëhet me dije.

Raportohet se vajza është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa në vendngjarje është rënduar qarkullimi.

Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, por policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...