SHOWBIZZ / E Diel 14 Prill 2019, 22:10

Kë paska 'kapur' Ingrit Gjoni? Shfaqet rrugëve të qytetit me makinë të re të tipit 'Range Rover'

Ingrit Gjoni po vjen gjithmonë e më rrallë me projekte muzikore. Kjo gjë nuk e pengon të jetë pranë ndjekësve me postime në rrjetet sociale. Ndonëse edhe koncerte muzikore nuk zhvillon më shpesh, gjithmomë e më pak po marrim vesh të reja rreth saj.Këngëtarja i është dedikuar të birit, Paridit, duke mos dhënë detaje të tjera mbi jetën e saj private.

Ajo asnjëherë nuk ka bërë të njohur as të atin e të birit, jo më të presim të na “prezantojë” ndonjë të dashur. Por personazhet publikë harrojnë dhe shpeshherë nxjerrin veten zbuluar. Kështu mund të konsiderohet edhe postimi i fundit i Ingritit në “Instagram” ku ajo ekspozon makinën e re. Makina është e tipit “Range Rover”, shumë e kushtueshme për xhepin e një nëne që po rrit e vetme një fëmijë dhe një këngëtareje e cila nuk është shumë aktive.

Mos vallë makina është një dhuratë nga partneri i ri? Këtë gjë nuk e dimë dhe as nuk pretendojmë që Ingriti të na e zbulojë ndonjëherë.

Para pak kohësh Pamfleti zbuloi lidhjen e re të këngëtares Gugu me biznesmenin i cili i kishte bërë dhuratë një makinë të tillë por ngjyrë të kuqe. Mesa duket ky qenka trendy i ri i përdorur nga “bobat” për të bërë për vete vajzat e njohura.

Gjithsesi, t’i gëzoni “Range-at” vajza!

 

Loading...