SHOWBIZZ / E Diel 14 Prill 2019, 22:10

Foto: Selena Gomez rikthehet në ‘bazë’ dhe i lë të gjithë gojëhapur

Ajo mori një pauzë nga muzika, për t’u përqendrua te shërimi pas transplantit të veshave dhe te shëndeti i saj mendor. Por më në fund mbrëmjen e së premtes, Selena Gomez u ngjit në skenën e festivalit të muzikës “Coachella”, ndërsa performoi bashkë me Cardi B dhe DJ Snake. Këngëtarja, e cila performoi për herë të fundit me Taylor Swift në maj të 2018-s, dukej e lumtur dhe e emocionuar teksa këndonte hitin “Taki Taki”.

 

Ajo kishte zgjedhur një paraqitje komplet të bardhë, ndërsa flokët e gjatë i kishte lënë të lëshuar.

 

Nga ana tjetër Cardi B kishte zgjedhur që të ndryshonte “look” dhe u shfaq bjonde.

Burimi: Daily Mail

Loading...