KËSHILLA / E Diel 14 Prill 2019, 23:11

Studimi i ri! Zbulohet pse fëmija i parë është më i zgjuari

Fëmijët qe vijnë pas atij të parit shënojnë nivele më të ulëta zgjuarsie në krahasim me vëllezërit dhe motrat e tyre më të mëdhenj,sipas studimit të publikuar në Journal of Human Resources.

Në studimin e publikuar thuhej:

Gjetjet tona sugjerojnë se ndryshimi i sjelljes prindërore nga fëmijët e parë tek të fundit, është një shpjegim i besueshëm për dallimet e vërejtura në nivelin e arsimit dhe rezultatet e tyre në tregun e punës.”
Kërkuesit shpjegojnë se me vetëm një fëmijë, prindërit kanë kohën dhe mundësinë për t’u lexuar libra dhe për t’u mësuar gjëra të reja.

Kjo diferencë mes nivelit të zhvillimit në aftësitë njohëse mes fëmijëve vjen si pasojë e ndryshimit të sasisë së vëmendjes që marrin nga prindërit përpara periudhës së shkollës.

Por, me dy ose më shumë fëmijë situata bëhet më e ngarkuar.

Loading...