SHOWBIZZ / E Hënë 15 Prill 2019, 10:10

E mbajnë sekret lidhjen, miqtë nxjerrin zbuluar Ledrin dhe bukuroshen brune

Reperi shumë i dashur për publikun, Ledri Vula, ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër meshkujt më të pëlqyer nga gjinia femërore. Ai është shumë i komentuar në media dhe gjithmonë jeta e tij private merr një vëmendje të madhe. Siç dihet këngëtari i njohur është përfolur së fundmi për një lidhje me një vajzë emri i së cilës është Sara.

Sara është një personazh i panjohur për publikun dhe ndonëse asnjëherë reperi nuk ka folur publikisht për të, shpesh herë janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Mbrëmjen e djeshme në ditëlindjen e bashkëshortes së Ermal Fejzullahut, Ledri ka qenë i shoqëruar nga bukuroshja brune e cila gjithashtu është mikesh me Arjana Fejzullahun.

Në disa video dhe foto të publikuara nga ana e Arjanës dhe Ermalit, çifti shihet teksa argëtohet me pjesën tjetër të grupit. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Ledri shprehu dëshirën për tu bërë baba dhe siç duket shumë shpejt ai dhe Sara mund ta bëjnë lidhjen publike.

Loading...