AKTUALITET / E Hënë 15 Prill 2019, 12:12

Plagosi ish-boksierin e Vllaznisë, kapet pas 2 vitesh autori, në pranga edhe 2 vëllezër bashkëpunëtorë

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 23-vjeçar pasi akuzohet për plagosjen e ish boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa. Në pranga ka rënë Valter Ksolla 23 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula”, Shkodër. Po ashtu janë arrestuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij vëllezër.

Policia bën me dije se ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në b*rg”, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim"  mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e arm*ve dhe municioneve luftarake”.

Gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, (vëllezër) për veprat penale të “Përkrahja e autorit të kr*mit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Kujtojmë se Hysa asokohe u qëllua teksa po dilte nga një berberhane në qendër të qytetit të Shkodrës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet me sukses Operacioni policor i koduar “Gruda"

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 06.05.2017, ku ka mbetur i plagosur shtetasi N. H.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar, u finalizua operacioni policor “Gruda” ku u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

V.K, 23 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula”, Shkodër,

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në b*rg”, për veprat penale të "Vr*sjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim"  mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e arm*ve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 e 278 të Kodit Penal, pasi është autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur me datë 06.05.2017.

Gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, (vëllezër) për veprat penale të “Përkrahja e autorit të kr*mit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e arm*ve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet  302, 84 e 278 të Kodit Penal, pasi këta dy shtetas kishin strehuar në banesën e tyre shtetasin në kërkim V. K,    dhe dyshohet se me datë 14.04.2019 kanë qël*uar me arm* zjarri në drejtim të banesës së shtetasit L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.

Loading...