AKTUALITET / E Hënë 15 Prill 2019, 12:12

'RANGE ROVERI' PËRPLASET ME SHTYLLËN, PLAGOSET SHOFERI

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin  Berat-Lushnje ku një automjet tip “Range Rover” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Makina është përplasur me një shtyllë dhe si pasojë janë shënuar dëme të mëdha në pjesën e përparme dhe të pasme të makinës.

Shoferi i mjetit, Range Rover, mësohet se është plagosur dhe ka pësuar dëmtime në trup.

I plagosuri R.M, 33-vjeç, është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilën ishte duke udhëtuar automjeti.

Loading...