SHOWBIZZ / E Hënë 15 Prill 2019, 13:01

“Po lë pas një vit me dështime!” Fjolla Morina bën postimin prekës për të atin e ndjerë

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren Fjolla Morina, e cila feston ditëlindjen.

Ajo mbush plot 33 vite sot dhe me rastin e ditëlindjes është shprehur se ndihet e bekuar.

Këngëtarja nisi  të marrë urime që në orët e para të mëngjesit, pasi bëri një postim vërtet prekës në Instagram.

Ajo publikoi një foto nga fëmijëria, ku kishte pozuar me të atin e ndjerë, ndërsa falenderonte Zotin dhe të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë në ditë të vështira dhe të lumtura.

“Po hap edhe një vit tjetër në jetën time. E bekuar por mbi të gjitha me kokën lart sepse po lë pas një vit ku nuk kanë munguar momente të lumtura, të hidhëruara, gëzime, dështime e sfida.

Por të gjitha këto më kanë bërë atë që unë jam sot, një femër e fortë dhe me karakter. Shumë mirënjohëse për të gjithë ata njerëz që më kanë qëndruar pranë në ditë të mira dhe ato të këqija.

Sot, unë vetëm dua ta falënderoj Zotin që më dha edhe një vit jetë. Shumë urime për mua . #33 kurrë nuk është dukur kaq mirë ”, ka shkruar ajo.

Loading...