SHOWBIZZ / E Hënë 15 Prill 2019, 14:02

Të lidhur që në 2017-n! Zbuloni profilin e Sarës, të dashurës ''sekrete'' të Ledri Vulës

Prej kohësh Ledri Vula përflitej për një lidhje romantike me një vajzë të quajtur Sara. Profili i saj mbahej disi sekret në rrjetet sociale dhe të vetmet foto që qarkullonin online, ishin ato ku çifti ishte kapur mat nga paparacët.

Por tashmë, Sara Hoxha, vajza që nuk i përket botës së televizionit, ka hapur profilin e saj në Instagram, dhe është gati t’i tregojë botës për lidhjen me reperin Ledri Vula.

Nga një shikim i imtësishëm në profilin e saj, ne vumë re gjëra mjaft interesante duke filluar nga koha në të cilën përflitet se është lidhur me Ledrin, e deri të shoqëria e tyre e përbashkët.

Pikë së pari na lejoni t’ju themi që Sara Hoxha është një vajzë që i ka qejf udhëtimet dhe thuajse çdo foto e saj është e publikuar nga destinacione të ndryshme si, Arabia Saudite, Italia, disa edhe të përbashkëta me reperin si për shembull, Mykonos.

Lidhja e Sarës me Ledrin besohet se ka nisur në vitin 2017, pasi në një foto të dhjetorit të atij viti, Sara ka shkruar inicialin e partnerit të saj, L.

Por ajo që na çuditi më shumë ishte një koment i Lori Hoxhës. Kjo e fundit njihet si shoqja e ngushtë e ish-të dashurës së Ledri Vulës, Adela Sollaku, por me sa duket marrëdhënia e tyre mund të mos jetë si më parë.

Kjo pasi Lori i ka bërë një kompliment të këndshëm Sarës në njërën nga fotot duke i thënë: “Sa e bukur je!”

Komentet dhe fjalët e bukura nuk mungojnë as nga shoqëria e Ledrit, si Kida, Dhurata Dora apo Ariana Fejzullahu, të cilët janë tashmë edhe shoqëria e Sarës. Grupi ka festuar mbrëmë ditëlindjen e Ariana Fejzullahut dhe nuk kanë munguar fotot dhe videot nga argëtimi në një club nate.

Edhe vetë Ledri nuk është treguar aspak i rezervuar me komentet e tij në fotot e Instagramit të Sarës, ku emojit me zemra dhe lule, flasin tashmë për marrëdhënien e tyre romantike.

Burimi: Iconstyle.al

Loading...