SHOWBIZZ / E Hënë 15 Prill 2019, 14:02

E mbani mend Dudën? Reperi rikthehet dhe habit me deklaratën

Reperi shqiptar i hiteve "Koha" "Jeta jem" etj, Duda ka qenë prej vitesh një ndër reperët më të preferuar për shqiptarët. Ai ka dalluar për stilin e tij të veçantë dhe këngët që janë pëlqyer shumë nga publiku. Megjithatë prej kohësh reperi nuk ka publikuar ndonjë material të ri muzikor duke i lënë fansat në pritje.

Së fundmi në profilin e tij në Instagram, Duda ka habitur të gjithë fansat me një përshkrim të çuditshëm që ka lënë në një postim.

Ai ka publikuar një foto ku shihet përball mikrofonit ndërkohë që pranë fotos ka shkruar: “Zot më mbaj larg mikrofonit se jam gati të hyj n'gjynah”.

Ndërkohë që fansat e çuditur nuk kanë ngurruar që t'i komentojnë Dudës duke i kërkuar që ai të bëjë sërish këngë dhe që mos të largohet më nga mikrofoni.

Loading...