AKTUALITET / E Hënë 15 Prill 2019, 20:08

Publikohet videoja e rrallë e rrëqebullit të Ballkanit në Pukë

Kamerat kurth kanë filmuar rrëqebullin e Ballkanit në Malin e Munellës. Këto pamje të rralla janë realizuar në rajonin Pukë-Mirditë, nga Qendra e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA. Në këto video është filmuar momenti kur rrëqebulli thërret për t’u çiftëzuar, gërvisht veshët dhe duket të jetë i qetë e i gëzuar. Kujtojmë se Mali i Munellës është propozuar që të shpallet zonë e mbrojtur.

Loading...